Transmetuar më 27-06-2018, 22:27

Nga Mentor Kikia

Fotografitë shokuese nga mjediset e Bibliotekës Kombëtare vazhdojnë të bëjnë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale.

Libra, revista e katalogë gazetash të lagura, që varen nëpër spango e tela për tu tharë. Ventilatorë dhe tharëse flokësh që gjenerojnë erë…

Irritimi i qytetarëve është i ligjshëm. Dhe në shënjestër janë vënë dy gra, njëra drejtoreshë e bibliotekës, dhe tjetra ministre e kulturës.

Në fakt ajo që ka ndodhur, ndodh, e me gjasë do të ndodhë, është e rëndë.

Por i kujt është faji? Dhe këtu kemi të bëjmë me faj në aspektin penal, jo përgjegjësi morale? Biblioteka Kombëtre, institucioni më i madh i librit në vend, në fakt nuk është një bibliotekë.

Eshtë një magazinë, ku stregohen libra 3-4 herë më shumë se kapaciteti i saj. Libra nëpër thasë, nëpër rafte, në dysheme, pirgje mbi paleta…

Alarmi është dhënë sot. Ka rreth 40 vjet ashtu.

Cdo drejtor ka bërtitur; skemi vend! Por asnjëherë nuk është shtruar në rend të ditës për zgjidhje. Pallati i Kulturës, ai i famshmi që ndodhet mu në qendër të Tiranës, kishte vend edhe për kafenera, diskoteka e clube striptizë, zyra agjensishë e kompanishë private, zyra të Këshillit të Europës, e një kat të tërë për Institutin Italian të Kulturës.

Por për Bilbliotekën nga ka vend.

Në atë pallat vetëm shtëpi të palegalizuara nuk ka.

Dy ish kryeministrat, Nano ne Berisha, ua kanë kopsitur letrat për 99 vjet, dhe s’ka qeveri ti shkulë prej aty.

Ndaj ju, unë, ti, e tjerë, të gjithë, kush e kujt i dhimbset libri, të kërkojmë (meqë vetë nuk i shkon ndërmend) nga qeveria ndërtimin e një biblioteke.

Po po, një biblioteke. Sepse, vërtet sot s’na plas për librat pasi janë celularët, por njerëzimi rrotollohet shpejt rreth vetës dhe besoj se do të vihet sërish tek libri.

Nuk është çështje drejtoreshe kjo.

Nese kjo punë do të zgjidhej po të jepte dorëheqjen drejtoresha, ju siguroj se ajo drejtoresha jo do të jepte dorëheqjen, por do të zhdukej fare nga ky vend, për hir të zgjidhjes.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.AL