Transmetuar më 27-06-2018, 13:51

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj lajmëroi mesditën e sotme arritjen e marrëveshjes me grupin e artistëve për Teatrin Kombëtar.

Por aktori Arben Derhemi ka dashur të sqarojë një herë e mirë atë që është diskutuar në takimin mes tij, aktorit Alfred Trebicka, regjisorit Altin Basha dhe kreut të Bashkisë Tiranë.

Ai kërkon pak durim dhe urtësi, dhe i fton të gjithë që të kuptojnë që negocimi, takimet, bisedat apo ballafaqimet janë thjesht elemente të një dialogu shoqëror dhe institucional që të mbrohet teatri, kujtesa historike, qyteti dhe memoria institucionale.

“Mos më bëni kaq të fuqishëm duke me veshur kompetenca dhe atribute apo sovranitete të deleguara për të firmosur marrëveshje… Madje edhe në rolet skenike që kam luajtur nuk e kam pasur ndonjë personazh të tillë të përafërt që firmos marrëveshje. Pak durim ju lutem dhe më shumë përgjegjësi qytetare dhe shoqërore. Asgjë nuk bëhet në një ditë përveç marrëzive… Ju faleminderit nëse së paku më lexoni dhe shumë faleminderit nëse edhe më kuptoni”, shprehet Derhemi.

Postimi i Arben Derhemit

Për të gjithë ata që më njohin dhe ata që s’më njohin ose nuk duan të më njohin. Për të gjithë ata që janë të interesuar për godinën e Teatrit dhe fatet e teatrit por edhe për ata që nuk ju intereson se as kanë qenë në Teatër dhe as ka për t’ju rënë rruga ndonjëherë këndej… Për të gjithë ata që më njohin si Arben Derhemi dhe ata që nuk më njohin si aktor teatri… për ata që mendojnë se unë jam koka e protestës dhe për ata që mund të më paragjykojnë si një person me status që mund të firmos marrëveshje…

Ju lutem pak durim dhe urtësi, kuptoni që negocimi, takimet, bisedat apo ballafaqimet janë thjesht elemente të një dialogu shoqëror dhe institucional që të mbrohet teatri, kujtesa historike, qyteti dhe memoria institucionale… Mos më bëni kaq të fuqishëm duke me veshur kompetenca dhe atribute apo sovranitete të deleguara për të firmosur marrëveshje… Madje edhe në rolet skenike që kam luajtur nuk e kam pasur ndonjë personazh të tillë të përafërt që firmos marrëveshje… Pak durim ju lutem dhe më shumë përgjegjësi qytetare dhe shoqërore… Asgjë nuk bëhet në një ditë përveç marrëzive… Ju faleminderit nëse së paku më lexoni dhe shumë faleminderit nëse edhe më kuptoni.

Arben Derhemi miqësisht. /a.y/noa.al

“Teatri”, Veliaj: U arrit marrëveshja! Kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje