Transmetuar më 27-06-2018, 10:28

Faktorët e brendshëm– Faktorët e brendshëm lidhen me karakteristikat e organizmit, mes tyre pesha. Të qenit mbipeshë ndikon në përdorimin periferik të insulinës, gjë që redukton kapacitetin ovulator të vezoreve. Edhe një shtim i madh i peshës, apo një humbje e madhe e peshës, mund të ndikojë në gjëndrën e hipofizës dhe të bllokojë fluksin menstrual.

Një tjetër faktor për vonesën e ciklit, është vezorja policistike, e cila e shoqëruar me çrregullimet hormonale, e bëjnë më të vështirë ovulimin.

Keqfunksionimi i tiroides mund të jetë një tjetër shkak që pengon në prodhimin e hormoneve seksuale.

Premenopauza është një tjetër problematikë në çrregullimin e ciklit. Ajo shoqërohet me momentin kur cikli ndalon plotësisht për muaj, ose shkakton flukse hemorragjike.

Faktorët e jashtëm– Mes faktorëve të jashtëm janë stresi lidhur me situata familjare, profesionale etj. Stresi pengon ovulacionin dhe për pasojë, çon në vonesa të ciklit.

Edhe puna me turne, sidomos kur ato alternohen ditën dhe natën, mund të ndikojnë në rregullsinë e ciklit menstrual, shkruan noa.al.

Nuk quhet problem kur cikli vonon deri në 35 ditë, por kur kthehet në zakon të vonohet më shumë se kaq, ka diçka që duhet t’iu shqetësojë. /a.y/noa.al