Transmetuar më 26-06-2018, 16:44

Pak ditë nga përmbytjet në Bibliotekën Kombëtare ka reaguar Presidentin Ilir Meta.

Kreu i shtetit apeloi që situata të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Për këtë, presidenti Meta “u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e një situate të ngjashme në të ardhmen”.

Në mbyllje, kreu i shtetit shprehet se “duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë, socialë e mediatikë, Presidenti bën thirrje që të gjithë bashkë të kontribuojmë për të ruajtur vlerat e pasura të fondit të Bibliotekës sonë Kombëtare”.

Mijëra material në këtë institucion u përshinë nga uji, ku një pjesë e tyre janë tharë. /k.k/noa.al/