Transmetuar më 25-06-2018, 14:39

Reshjet e pazakonta të shiut që ranë pak ditë më parë shkaktuan problematika të rënda në disa institucione.

Me anë të një njoftimi për mediat, Biblioteka Kombëtare njoftoi këtë të hënë shpalljen e emergjencës pas dëmtimeve nga uji që vërshori në brendësi të institucionit.

Biblioteka Kombetare (1)

Sipas njoftimit për mediat Biblioteka do qëndrojë e mbyllur nga data 25 deri më 30 qershor.

Paraprakisht është bërë një bilanc në këtë institucion kulturor, dhe ka rezultuar se 12 mijë njësi bibliotekare janë paraqitur me lagështirë.

Biblioteka Kombetare (4)Ndërkohë, rreth 70 përqind e tyre janë tharë plotësisht.

Uji është futur në katet e brendshme të hapësirave depozituese të koleksioneve, dhe ka dëmtuar materialet në bibliotekë në nivelet e ulëta të sallës.

Biblioteka Kombetare (2)

Për fat të mirë nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i Vlerave të rralla dhe Arkivi i librit dhe i periodikëve shqip. /k.k/noa.al/