Transmetuar më 25-06-2018, 08:09

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne, me një artikull që i bën jehonë turizmit në vendin tonë.

Bëhet fjalë për artikullin e një gazete franceze, ku Shqipëria renditet në vendin e dhjetë të destinacioneve më të preferuara nga francezët.

Madje Rama thotë se në shkrim, Shqipëria konsiderohet “rivali i ri i Kroacisë”.

“Me këtë artikull të francezes Journal de Dimanche, që e klasifikon vendin tonë në 10 destinacionet kryesore të turistëve francezë këtë vit dhe e quan “rivalin e ri të Kroacisë”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Prej shumë kohësh kreu i qeverisë ndalet në promovimin e turizmit në vendin tonë.

Madje së fundmi ai ka prezantuar edhe projekte të reja infrastrukturore për lehtësimin e aksesit në zonat bregdetare. /a.y/noa.al