Transmetuar më 22-06-2018, 17:23

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me pesë vite e katër muaj burg një 43-vjeçar i cili tentoi të trafikojë një sasi prej 207 kilogramësh lëndë narkotike të llojit kanabis.

bëhet fjalë për shtetasin Jetmir Muçaliaj i cili ëhstë arrestuar një vit më parë në portin e Durrësit.

Aso kohe operacioni i policisë bëri bujë në media. Muçaliaj i cili shërbente si shofer i autobusit që shkonte nga Durrësi në Itali, kishte fshehur lëndën narkotike në dyshemenë e autobusit.

Por, policia kishte siguruar disa informacione dhe ushtroi kontrolle.

Qentë anti-kanabis gjetën lëndën narkotike të fshehur në dysheme.

Lidhur me këtë tentativë trafiku është dënuar vetëm 43-vjeçari Muçaliaj. Ende nuk dihen pjesëtarët e tjerë të grupit./a.m./noa.al/