Transmetuar më 22-06-2018, 15:29

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 23 qershor 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Gjatë kësaj të shtune do mund ti besoni karizmës tuaj, për të bërë njohje të rëndësishme si nga pikëpamja profesionale edhe ajo sentimentale. Duhet të jeni gatshëm për t’u përballuar në disa debate me kolegët tuaj.

Demi

Kjo fundjavë do të jetë interesante për të riparë disa çështje të së shkuarës tuaj. Do të përfshiheni nga melankolia dhe gjithçka për shkak të disa kujtimeve që e keni vështirë ti harroni. Këshillohet që në vendin e punës të shfaqeni sa më autoritarë.

Binjakët

Mundohuni që të shmangni skenat dramatike në dashuri, edhe pse për shkak të natyrës suaj, prireni që të jeni shumë impulsivë. Në vendin e punës, ky është momenti i duhur për të shfaqur të gjithë kapacitetin tuaj.

Gaforrja

Duhet të përvishni mëngët sa më parë, për të zgjidhur të gjitha tensionet që keni patur së fundmi me partnerin/en tuaj. Ka shumë dyshime dhe nëse nuk i thoni, do të jeni të tensionuar në vijimësi. Kështu që kjo është dita e duhur për tu përballur.

Luani

Gjatë kësaj dite do të jeni tejet romantik dhe kjo në sajë të përgjigjeve të mira në dashuri. Ky është momenti më i favorshëm i vitit, për të zyrtarizuar një lidhje tuajën.

Virgjëresha

Kjo ditë është mjaft e favorshme për t’u relaksuar dhe rigjetur harmoninë dhe bashkëpunimin me partnerin/en tuaj. Mundohuni të gjeni sa më shumë kohë, për të diskutuar me qetësi, projektet tuaja për të ardhmen. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet e papritura.

Peshorja

E shtuna do të jetë mjaft intriguese për të rizgjuar emocionet. Erotizmi do të jetë i fortë dhe do të keni mundësi të mëdha për të rindezur pasionin në çift. Lini mënjanë ankthin dhe provokimet e të tjerëve dhe përqendrohuni vetëm tek vetja juaj.

Akrepi

Do të hutoheni nga ngacmimet e kolegëve tuaj dhe kjo gjë mund të ndikojë në rezultatin tuaj në punë. Mundohuni të silleni me sa më shumë diplomaci dhe të bëni sytë katër, për të mos iu ikur nga duart marrëveshje të rëndësishme.

Shigjetari

Këshillohet që gjatë kësaj dite të shmangni sa më shumë aktivitetet që ju lodhin dhe që gjatë ditëve të fundit ju kanë ngarkuar së tepërmi. Tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj dhe mundohuni të rrini sa më shumë me njerëz pozitivë.

Bricjapi

Do të surprizoheni nga prania e një personi të cilin nuk e shikoni prej kohësh. Ritakimi me të do të zbulojë strategji interesante për t’u përdorur në vendin e punës. Në dashuri kjo është një periudhë që iu gjen të qetë, kështu që nisni të bëni plane për verën.

Ujori

Kjo e shtunë do të jetë e rëndësishme për të marrë rezultate në vendin e punës. Jini të vendosur për gjithçka, me synim arritjen e objektivit. Orët e pasdites janë mjaft të favorshme, për të pasur takime të reja.

Peshqit

Do të jetë një ditë mjaft e qetë, gjatë së cilës do të bëni transaksione të vogla, të cilat do ju mbajnë të angazhuar gjatë gjithë paradites. Përfitoni nga mbrëmja e lirë për të dalë dhe për të bërë takime të reja. Jini më të hapur dhe spontan në raport me të tjerët dhe do arrini që të bëni për vete, persona që i keni përzemër. /a.y/noa.al