Transmetuar më 22-06-2018, 14:32

Një i burgosur në Tiranë, i cili prej disa ditësh ishte transferuar në spitalin e burgut, ka gjetur vdekjen.

Pasditen e djeshme, e enjte, në spitalin e burgut, siç mëson Noa.al,  ka vdekur i dënuari, Gëzim Allushi, 53 vjeç, banues në Kamëz.

Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.

Sakaq lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Viktima në shkurt të vitit 2014, ishte kapur nga policia e Kamzës, me katër kallëpe dinamiti.

Efektivët e lomisariatit nr.5 në Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin e tij në kushtet e flagrancës.

Kapja e Allushiit u bë sapo zbriti nga furgoni i linjës Burrel-Tiranë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese