Transmetuar më 22-06-2018, 14:19

Një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë të dhimbshme në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në Tiranë, ku viktima është një burrë i moshës 63-vjeçare.

P.Dh., banues në Tiranë, ka gjetur vdekjen në spital, duke mos arritur që të mbijetojë.

Mësohet se ai vuante nga probleme kardiake, dhe në kushtet e depresionit ka pirë një sasi ilaçesh.

Më konkretisht, bazuar edhe në dëshmitë e të afërmve, ai ka pirë ilaçe, në kushte mërzie, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët, por pavarësisht dërgimit në spital ka gjetur vdekjen.

Lidhur me këtë rast për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese