Transmetuar më 22-06-2018, 09:36

Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga policia e Lezhës.

38-vjeçari Eriger Bushi është person me precedentë të mëparshëm penale, i dënuar për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë.

Ai u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e kishte dënuar atë me burg për për veprat penale " Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve"" Kanosja" dhe " Plagosje e lehtë me dashje"

Ndërsa 25-vjeçari  Bruno Cenaj u arrestua pasi po e njëjta gjykatë në Kurbin e kishte dënuar atë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale për të dyja rastet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.