Transmetuar më 21-06-2018, 18:32

Tashmë kufiri i gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë është shndërruar në një pikë të rëndësishme të trafikut të drogës.

Ky korridor në Jug të vendit në zonën e Kakavijës po përdoret në mënyrë mjaft të shpeshtë nga trafikantët.

Të shpeshta kanë qenë aksionet kur policitë e të dy vendeve kanë sekuestruar sasi të ndryshme droge së fundmi.

Aksioni më i fundit u zhvillua gjatë ditës së sotme nga policia greke.

79 kilogramë e 680 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë u sekuestrua në një automjet.

Ndëkorhë, në pranga ranë dy shtetas grekë,  babë e bir, 52 dhe 29-vjeç.

Këta shtetas morën lëndën narkotike në kufirin e gjelbër nga shtetas shqiptarë dhe do e çonin në Athinë.

Por u pikasën nga policia e cila u vu në ndjekje të tyre dhe i ndaloi në Amfiloxia.

Aktualisht vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve shqiptarë të përfshirë në linjën e trafikut./a.m./noa.al/