Transmetuar më 21-06-2018, 16:58

Ekstradohen dy persona të dënuar për shkaktim aksidenti me pasojë vdekjen si dhe trafik droge.

Interpol Tirana ekstradoi nga Italia 35-vjeçarin Mark Marku nga Mamurrasi i cili është dënuar me tetë vite burg, vendim i dhënë në vitin 2013.

Ai është dënuar për shkaktimin e një aksidenti me pasojë vdekjen.

35-vjeçari u prangos nga Interpol Roma dhe u ekstradua drejt vendit tonë.

Ndërkohë, po sot u ekstradua nga Greqia shtetasi shqiptar Artan Ago, 41 vjeç, lindur dhe banues në Devoll.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi është dënuar me 5 vite burg për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./a.m./noa.al/