Transmetuar më 21-06-2018, 16:48

Një 41-vjeçare po lufton me vdekjen në spital pasi konsumoi fostoksinë.

Gruaja e cila tentoi t’i japë fund jetës u gjet në banesë nga të afërmit e saj në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet M.H.

Raportohet se gjendja e saj mbetet e rëndë edhe me ndërhyrjen e mjekëve.

Nuk dihen ende motivet që e çuan drejt aktit fatal për t’i dhënë fund jetës.

Policia ka marrë në pyetje të afërmit por nuk jepen detaje nga dëshmitë.

Dyshohet se gruaja vuante nga depresioni.a/.m./noa.al/