Transmetuar më 21-06-2018, 11:20

Një grua shqiptare nënë e dy fëmijëve, është zhdukur pa gjurmë prej dhjetë ditësh në Itali.

Marjana Marku, 35 vjeçe, është parë për herë të fundit më 11 qershor.

Ka qenë familja e saj ajo që ka bërë denoncimin në polici, duke bërë që të publikohet edhe fotografia.

Ishin prindërit e Markut, ata të cilët kanë folur me telefon për herë të fundit më 11 qershor, dhe që nga ai moment nuk ka më asnjë sinjal prej saj.

Me shpresë për gjetjen e saj, historia e Marjanës është bërë publike në emisionin italian “Chi la visto” (Kush e ka parë).

Por pavarësisht kësaj, prej gruas nuk ka ende asnjë gjurmë. /a.y/noa.al