Transmetuar më 21-06-2018, 10:24

Gjatë ditës së djeshme pas një aksioni të gjerë policor u sekuestrua një sasi e madhe droge në zonën e Vlorës.

Bëhet fjalë për 790 kg hashash të ndarë në 50 pako, gati për tu transporuar drejt Italisë.

Droga u sekuestrua në Gjirin e Bristanit, ndërsa trafkantët kanë arritur të largohen

Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë për këtë aksion mësohet se në vendin ku u sekuestrua droga janë gjetur edhe disa bidona me benzinë si karburant rezervë për mjetin e lundrimit.

Nuk është hera e parë që në zonën e Vlorës është gjetur lëndë narkotike apo mjete lundrimi të shpejta, ndërsa pronarët kanë arritur të arratisen.

Gjithashtu po hetohet në lidhje me një gomone të gjetur dy ditë më parë në plazhin e Darzezës në Fier dhe fakti nëse ajo do të ngarkonte sasinë e lëndës narkotike të gjetur në Karaburun./m.sh/noa.al/