Transmetuar më 21-06-2018, 08:33

Dy persona të cilët dyshohet se merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike, konkretisht heroinë, kanë përfunduar në pranga.

Operacioni u kurorëzua mbrëmjen e kësaj të mërkure, nga policia e Elbasanit.

Të arrestuarit janë Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në Elbasan.

Bazuar në informacionet e siguruara nga policia, Tabakut gjatë kontrollit i është gjetur një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se e kishte blerë nga 24-vjeçari Redi Zeneli.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Zeneli, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë, gjithsej 26 doza.

Gjithashtu u gjet edhe një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 mijë lekësh të reja, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lëndës narkotike.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”. /a.y/noa.al