Transmetuar më 21-06-2018, 07:42

Të gjithë shqiptarët që ndodhen në burgjet e Italisë, pritet të kthehen drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin.

Është kjo deklarata e zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Matteo Salvini.

Ai ka propozuar marrëveshje me tre shtete për të dëbuar të burgosurit e huaj.

Salvini ka thënë se Italia do të kërkojë marrëveshje me Shqipërinë, Rumaninë dhe Tunizinë për të dëbuar të burgosurit e huaj.

“Këto shtete janë ndër vendet kryesore të origjinës së kriminelëve në burgjet tona”, deklaroi Salvini.

Mësohet se në burgjet e shtetit fqinj janë thuajse 2500 të burgosur shqiptarë, ose afro gjysma e të burgosurve që ndodhen në Shqipëri.

Numri i shqiptarëve cilësohet si ndër më të lartët në burgjet e Italisë, duke u renditur të tretët sa i takon të burgosurve të huaj. /a.y/noa.al