Transmetuar më 20-06-2018, 22:09
Dhunohej nga nusja e djalit, e moshuara kërkon ndihmë në polici.
Uniformat blu kanë proceduar një grua 40-vjeçare nga Tirana pasi u denoncua nga vjehrra e saj 70-vjeçare.
Raportohet se ndaj shtetases me inicialet S.V., u lëshua urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje.
Ndërkohë, për shtetasen me inicialet I.Z., 40-vjeçe materialet u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.
Nuk jepen detaje rreth motiveve të konfliktit mes vjehrrës dhe nuses.
Dhuna në familje çdo ditë e më shumë po merr përmasa masive./a.m./noa.al/