Transmetuar më 20-06-2018, 21:59

Një burrë nga Tirana dha alarmin në polici për zhdukjen e bashkëshortes së tij 53-vjeçare dhe vajzës 18-vjeçare.

Nënë e bijë me inicialet përkatësisht Dh.Sh., dhe A.Sh., ishin larguar nga banesa pa asnjë gjurmë.

Pasi i kërkoi tek të afërmit kryefamiljari vendosi t’i drejtohet policisë.

Pas disa orës kërkimesh nga policia, mësohet se nënë e bijë shkuan vetë në polici.

Ato kanë deklaruar se ikën me dëshirë nga banesa.

Nuk dihen ende motivet se pse ato vendosën të largohen nga shtëpia.

Policia referoi materialet në prokurori për veprime të mëtejshme./a.m./noa.al/