Transmetuar më 20-06-2018, 17:14

Një grua nga Tirana ka denoncuar në polici dhunën e ushtruar nga ish-burri i saj.

Edhe pse të divorcuar, ajo sërish përballej me skena të rënda nga ai.

Policia thotë se ditën e djeshme u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.S., 47-vjeçe.

Sipas pretendimeve të saj, ish-bashkëshorti S.R., 56 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /k.k/noa.al/