Transmetuar më 17-06-2018, 08:20

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me zonën e Dibrës dhe më konkretisht me projektin e Rrugës së Arbrit.

“Sot është Dita e Madhe e Dibrës dhe duke ju siguruar se ditë të tilla të shumëpritura do të kemi të tjera akoma, nga Thethi në Delvinë, gjatë këtij mandati kantieresh të premtuara prej dekadash, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur”, shkruan Rama.

Ai publikon një video ku thuhet, “Rrugët kombëtare për Shqipërinë që duam. Programi kombëtar 1 miliard për rindërtim, Rruga e Arbrit”.

Në video shpjegohet se është një investim që shkurton distancën me 112 km dhe ul kohën e lidhjes me tre orë, duke nxitur fuqishëm punësimin dhe ekonominë.

“Kapitulli i parë i një transformimi kombëtar të infrastrukturës sapo ka nisur”, thuhet në mbyllje të videos.

Në pamjet më poshtë mund të shihni përmbledhjen e publikuar nga kreu i qeverisë, i cili sot do të jetë në Dibër me rastin e çeljes së punimeve të Rrugës së Arbrit. /a.y/noa.al