Transmetuar më 16-06-2018, 11:36

Me nisjen e sezonit veror është shtuar ndjeshëm fluksi i pushuesve që vijnë nga Kosova.

Në pikën kufitare të Morinës sipas autoriteteve ka pasur fluks të shtuar këtë fundjavë.

Vetëm brenda pak orësh raportohet se 2500 pushues nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për pushues ditorë dhe ata që qëndrojnë me javë.

Raportohet se në doganë po punohet me kapacitete shtesë.

Aktualisht pesë sportele janë në dispozicion./a.m./noa.al/