Transmetuar më 15-06-2018, 11:13

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uron të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Në mesazhin e tij, ku ka publikuar një foto me kreun e Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj dhe atë të komunitetit Bektashi, Baba Mondi, ambasadori thotë se Shqipëria përballet me sfida të reja brenda dhe jashtë vendit.

“Udhëheqja juaj është e rëndësishme për komunitetet tuaja, por edhe për Shqipërinë, ndërsa përballet me sfida të reja brenda dhe jashtë vendit. Viti i ardhshëm ju sjelltë gëzim, begati dhe paqe!” Ambasadori Lu ne darkën e Iftarit, që shtroi javën e kaluar. Gëzuar Bajramin!”, shprehet Lu në urimin e tij.

Pas një muaji agjërimi dhe përmbylljes së muajit të Ramazanit, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fiter Bajramit, i njohur ndryshe si Bajrami i madh. 

Mëngjesin e sotëm, besimtarët myslimanë në Tiranë, u falën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku me mijëra mbushën rrugët, duke bërë ritualin e rastit.

Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit.

Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, për ta festuar së bashku këtë festë. /a.y/noa.al