Transmetuar më 15-06-2018, 08:07

Pas një muaji agjërimi dhe përmbylljes së muajit të Ramazanit, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fiter Bajramit, i njohur ndryshe si Bajrami i madh.

Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar gjithë besimtarët.

Ai ka publikuar një fotografi nga xhamia që është drejt përfundimit të ndërtimit, pranë Parlamentit.

“Me këtë pamje të Xhamisë së Namazgjasë, punimet për të cilën po ecin shpejt drejt përfundimit, ju uroj GËZUAR BAJRAMIN”, shkruan Rama.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, besimtarët myslimanë në Tiranë, u falën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me gjasë, vitin tjetër xhamia mund të ketë përfunduar dhe falja për festën e Bajramit, mund të bëhet në xhaminë e Namazgjasë. /a.y/noa.al