Transmetuar më 13-06-2018, 11:24

Kanë kaluar 50 vite që kur Neil Armstrong shkeli në Hënë. Tani NASA po planifikon rikthimin në satelit. Plani është që Hëna të përdoret si trampolinë për të mbërritur në Mars.

Por si fillim në Hënë do të ulet më parë një robot. Steve Clarke do të drejtojë projektin e quajtur "Commercial Lunar Payload Services".

Sipas planit të NASA-s, roboti i parë do të duhet të mbërrijë në Hënë në vitin 2021. Shkencëtarët po punojnë për të përgatitur infrastrukturën që në të ardhmen të mbërrijnë grupe njerëzish.

Aktualisht po punohet për ngritjen e një stacioni hapësinor në orbitën e Hënës që mund të jetë gati në vitin 2022.

Bëhet fjalë për një program ndërkombëtar ku bashkëpunojnë NASA, Agjencia Evropiane Hapësinore, Agjencia Ruse, Jaxa e Japonisë si dhe CSA e Kanadasë.

“Stacioni i ri hapësinor do na japë prezencë startegjike në Hënë. Do të na lejojë të eksplorojmë Hënën dhe resurset e saj. Po shihet edhe për hapin pasardhës, transportimin e grupeve të njerëzve. Po ashtu, objektivi është hedhja e hapave drej eksplorimit të Marsit”, ka deklaruar William Gerstenmaier, administrator në NASA për ekplorimin njerëzor./a.m./noa.al/