Transmetuar më 08-06-2018, 18:57

Pas një periudhe relativisht të qetë dhe kur deklaratat e forcës u ndalën, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë janë tensionuar sërish.

Greqia vendosi të lirojë tetë ushtarët turq të arratisur nga ky vend pas grushtit të dështuar të shtetit.

Po ashtu, këta persona janë marrë në mbrojtje nga frika e rrëmbimit apo eliminimit fizik nga inteligjenca turke, siç u veprua me disa gylenistë në Kosovë.

Pas kësaj lëvizjeje nga Athina, Turqia ka rikthyer deklaratat e forcës dhe kërcënimet.

Mësohet se Turqia ka shpallur gatishmëri luftarake 24-orëshe. Në Egje ka ngritur në patrullim avionë luftarakë ndërkohë patrullime janë kryer edhe në det.

Raportohet se Ministria e Jashtme e Turqisë anuloi marrëveshjen e vitit 2001 me Greqinë për rikthimin e refugjatëve.

Autoritetet turke nuk pranojnë pas refugjatë që kthehen nga Greqia./a.m./noa.al/