Transmetuar më 05-06-2018, 13:32

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, edhe një herë i është drejtuar presidentit të vendit që të dekretojë ligjin për gjuhët.

Ai i ka kërkuar presidentit Ivanov që të firmosë ligjin për përdorimin e gjuhëve, dhe me këtë t’i hapë rrugë funksionimit të demokracisë në shoqëri.

“Ky veprim i Ivanovit përcjell mesazhin se presidenti mundet të vendosë kur të dojë dhe cilindo ligj të bllokojë përmes vetos.

Kjo nuk është demokraci funksionale. Përgjegjësia është e madhe”, deklaroi Zaev.

Miratimi në Parlament të ligji, ka shkaktuar pakënaqësi, jo vetëm në radhët e politikës, por edhe shoqërisë maqedonase. Mbetet për tu parë reagimi i kreut të shtetit, i cili ka qenë kundër kësaj nisme. /k.k/noa.al/