Transmetuar më 29-05-2018, 08:10

Tashmë që sezoni turistik ka filluar, kanë nisur edhe planet për pushimet, por edhe për ditët e fundjavave.

Një prej zonave bregdetare më të frekuentuara është Vlora, për shkak të bregut të gjerë që ofron.

Kështu ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me pamje nga Pylli i Sodës në Vlorë.

Në videon që gjeni më poshtë, shihni pamjet e rrugës së re turistike në këtë zonë.

“Me këto pamje të rrugës së re turistike të Pyllit të Sodës në Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /a.y/noa.al