Transmetuar më 25-05-2018, 14:02

Tiranë, NOA.al- Gjatë gjithë ditës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Lindore dhe Juglindore ku gjatë pjesës së dytë të ditës priten shira të përkohshëm.

Sërish orët e mbrëmjes kthjellojnë motin në gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 12 minimalja në Juglindje deri mbi 31°C, maksimumi në Perëndim.

Era do vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Kthjellime të shpeshta dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të Europës; më të dukshme kthjellimet janë në Veri dhe Verilindje të kontinentit. Ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira të herë pas hershëm do të ketë pjesërisht Europa Qendrore. /a.y/noa.al