Transmetuar më 24-05-2018, 15:26

Tiranë, NOA.al-  Kushtet atmosferike për ditën e premte pritet të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Një situatë e tillë do të jetë prezente kryesisht në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore, ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e vendit.

Pas mesditës vranësirat fuqizohen në vend duke sjellë rrebeshe shiu, kryesisht në zonat Jugore dhe Lindore, dhe shira të izoluar në Veri dhe Qendër të territorit.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje me 2°C sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në rang vendi deri 30°C.

Era do vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Ndërkohë, sa i përket Europës, pjesa më e madhe e kontinentit paraqitet me vranësira dhe shira.

Reshjet do të jenë më prezente në Jugperëndim dhe Qendër të

Europës.

Por moti kryesisht i kthjellët mbetet dominant në Europën Veriore dhe Lindore, si dhe pjesërisht në pellgun Mesdhetar. /k.k/noa.al/