Transmetuar më 23-05-2018, 11:31

Shqiptari i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në lagjen vjeneze “Favoriten” ka pranuar që të rrëfehet përpara drejtësisë.

Tragjedia ndodhi pasi viktima, gruaja e moshës 58-vjeçare, ka dashur të divorcohet nga bashkëshorti i saj 67 vjeç.

Burri nga Kosova e ka takuar ish-gruan duke pasur një thikë në dorë.

Policia tha se fatmirësisht nipërit e çiftit 6 dhe 4 vjeç, të cilët 58-vjeçarja i kishte me vete, nuk e kanë parë skenën e krimit, pasi ishin mënjanuar nga gjyshja e tyre.

Agresori pasi ka vrarë ish-gruan ka dashur të largohet nga vendngjarja, ndërsa gruaja ka humbur jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.

Disa persona të pranishëm janë treguar tepër të guximshëm, pasi kanë ndjekur agresorin deri në rrugën “Buchengasse” dhe kanë arritur t’ia marrin thikën. Ata e kanë ndaluar derisa ka ardhur policia, ndërsa thika është sekuestruar.

67-vjeçari edhe në të kaluarën ka pasur disa vërejtje nga policia. Sakaq Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të dyshuarin. /d.xh/noa.al

Tmerr! Shqiptari në Vjenë, ther bashkëshorten në rrugë në sy të nipërve