Transmetuar më 22-05-2018, 18:40

Presidenti i Steteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se samiti historik me Kim Jong-un të Koresë së Veriut, mund të shtyhet në një moment të dytë. 

Deklaratat e kreut të Washingtonit u bënë gjatë pritjes që i bëri Presidentit e Koresë së Jugut, Munin Jae-in, në Shtëpinë e Bardhë, ku u fol edhe për samitin mes dy vendeve.

Ndërkohë, një javë më parë Veriu tha se mund të anulojë takimin mes dy vendeve, nëse SHBA-të këmbëngulin në heqjen dorë të armëve bërthamore në mënyrë të njëanshme.

Takimi mes dy lederve, atij të Amerikës dhe Koresë së Veriut, ishte parashikuar që të mbahej në datën 12 qershor, në Singapor. /k.k/noa.al/