Transmetuar më 22-05-2018, 12:52

“Jemi të shqetësuar për 21-vjeçarin Leon Smith, i zhdukur nga lagja Wheatley në Halifax”, shkroi në Facebook, policia kanadeze e West Yorkshire.

Por në këtë postim komentoi vetë i riu duke shkruar, “Nuk jam zhdukur, jam në kërkim. Forca bën punën tuaj.”.

Reagimi i tij ndodhi të dielën në orën 16.30, ndërkohë që një orë më vonë u arrestua, për shkak se kishte kryer një krim, për të cilin policia nuk zbuloi më shumë detaje.

I riu shtoi në komentin e tij, se policia shkruan sikur të jenë të shqetësuar për sigurinë e tij, kur në të vërtetë duan ta arrestojnë.

21-vjeçari shpjegoi se policia po e kërkonte në vendet që frekuentonte zakonisht, ndërsa ai po mundohej të mos e gjenin. /a.y/noa.al