Transmetuar më 21-05-2018, 22:58

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se ka informacione se synohet të vihet nën monitorim nga Partia Demokratike.

Sipas tij jo vetëm Fatmir Xhafajt, por edhe ai, apo edhe kolegë të tjerë në drejtim të Partisë Socialiste, jemi nën sitën apo monitorimin e personave të paguar nga Partia Demokratike për të shpikur histori.

“Jo më larg se para disa ditësh nga një koleg i PD jam informuar për një mbledhje në një grup të ngushtë për t’u vënë në monitorimin e një grupi të caktuar që përbëhet nga disa ish-policë. E deklaroj me përgjegjësi. Këta synojnë të bëjnë survejime, përgjime të paligjshme. PD është e përfshirë në një veprim të paligjshëm shantazhimi ndaj ministrit të Brendshëm”, tha Balla.