Transmetuar më 21-05-2018, 22:17

Moderatori Alban Dudushi, si rrallë herë ka folur për ndarjen nga bashkëshortja e tij e parë. ‘Në kurthin e Piter Pan’, ai nuk ka hezituar qe ti përgjigjej pyetjeve pikante të fëmijëve. Dudushi ka thënë se ndonëse marrëdhënia nuk është më aq e fortë sa dikur, ata kanë një vajzë së bashku, e kujdesi ndaj saj është maksimal.

“E ke parasysh kur të pëlqen diçka shumë, shumë dhe e do shumë? Ashtu u deshëm dhe unë me gruan time të parë. Por, ka raste që të rriturit mërziten.

Megjithatë, për mua ka diçka rëndësi. Që unë dhe ish-bashkëshortja ime, kemi kaluar kohë dhe momente shumë të bukura.

Kemi një vajzë shumë të bukur së bashku, dhe kujtimet e bukura na ndihmojnë të ruajmë marrëdhënien e mirë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Dudushi.

Sa për Bietën, bashkëshorten aktuale, Albani ka rrëfyer: “Bietën e pashë për herë të parë tek Top-i. Kur po zbriste nga ambientet tek Piramida, me ato flokët e gjatë, mu duk shumë e bukur”.