Transmetuar më 20-05-2018, 17:50

Dita Kombëtare e Jetimëve, 20 maji, është një ditë e shënuar për fëmijët që u mungojnë prindërit, ndaj Ventouris Ferries ndodhet pranë tyre për t’i bërë të ndihen të mbështetur nga ndihma për të cilën kanë aq shumë nevojë.

Në anijen “Rigel 3”, kompania e mirënjohur “Ventouris Ferries” organizoi de një aktivitet ku morën pjesë shumë fëmijë jetimë.

Aktiviteti erdhi me propozimin e Institutit Kombëtar të Jetimëve në Shqipëri dhe u sponsorizua nga Ventouris Ferries, me mbështetjen dhe në vëmendje të Presidencës së Republikës.

Fëmijët janë pritur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe më pas nga stafi i Ventouris Ferries, për të vijuar me zëvendëskryetarin e bashkisë së Tiranës, Abaz Hado dhe kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

I gjithë aktiviteti më pas u zhvendos në Durrës ku Ventouris Ferries kishte vendosur në dispozicion 4 autobusë për të mikpritur në bordin e anijes “Rigel 3”, 170 jetimë, por edhe 20 të moshuar, banorë të Shtëpisë së të Moshuarve (azilit) të Tiranës. Merrnin pjesë gjithashtu, mbi 50 personalitete të politikës, artit dhe medias.

Në bordin e anijes, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, tha se fëmijët jetimë e të moshuarit, por edhe të gjithë njerëzit në nevojë kanë një vëmendje dhe përkujdesje të veçantë nga bashkia e Durrësit që sikurse tha ai, do të jetë gjithmonë pranë tyre.

Më pas kryebashkiaku Dako ka falënderuar kompaninë Ventouris Ferries që ka hapur dyert për këtë aktivitet bamirësie por edhe për aktivitete të tjera kulturore.

Gjithashtu kryebashkiaku Dako ka falënderuar në mënyrë të veçantë artistët pjesëmarrës në këtë aktivitet që janë nga më të mirët në vend dhe që kryejnë vazhdimisht aktivitete bamirësie. /noa.al/