Transmetuar më 21-05-2018, 20:35

Në 45-vjetorin e revoltës së Spaçit, ka reaguar edhe ish-Presidenti Bujar Nishani.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan se kanë kaluar “45 vjet nga revolta kundër krimeve, torturave, poshtërimeve të një regjimi monstruoz ndaj patriotëve dhe shqiptarëve të ndershëm që kërkonin lirinë, dinjitetin dhe përparimin”.

“Nderim dhe mosharresë ndaj sakrificave dhe rezistencës së heronjve të asaj kohe”, shkruan Nishani.

Nishani vijon më tej duke thënë se “nuk duhet të lejojmë që historia të përsëritet në forma të ndryshme por të dhimbëshme për shqiptarët”./a.k/noa.al/