Transmetuar më 21-05-2018, 19:14

Ajo po përpiqej t’i trafikonte, por autoritetet zbuluan në kohë 106 kapsula kokaine, të cilat një vajzë i kishte futur në stomak.

Policia indiane, kontrolloi një vajzë 25-vjeçare nga San Paulo, e cila më pas u arrestua në aeroportin ndërkombëtar, në kryeqytetin Delhi, më 14 maj.

Raportohet se ajo e ka kaluar gjithë javën në spital ku i është dhënë laksativ në mënyrë që të rimerrnin kokainën.

Kokaina ka një vlerë prej 734.000 dollarë. Asaj i kishin premtuar 5000 dollarë për kryerjen e transportit të drogës.

Zyrtarët e departamentit të narkotikëve i thanë gazetës Hindustan Times se ky ishte numri më i madh i kapsulave të kokainës që ata kishin nxjerrë ndonjëherë nga trupi i një personi.

Sipas tyre kjo ishte një kokainë me cilësi të lartë nga Kolumbia. /k.k/noa.al/