Transmetuar më 21-05-2018, 16:55

Një besimtar mysliman është vrarë nga disa indianë, pasi u kap duke therur lopë.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat në qendër të Indisë, ku fshatarët nuk e duruan dot aktin e tij, pasi për ta lopa është e shenjtë.

Në fakt ishin dy burra të cilët u sulmuan brutalisht nga fshatarët, ndërsa njëri prej tyre ndërroi jetë. I dyti ka përfunduar në spital në gjendje kritike.

Policia, që mbërriti në vendngjarje, gjeti kafshë të therura dhe mishin e dy lopëve të tjera të paketuara në thasë, tha zyrtari i lartë i policisë Rajesh Hingankar.

India kohët e fundit ka parë një rritje në të ashtuquajturat "vigjilentë të lopëve", të cilët sulmojnë fermerët dhe ndalojnë kafshët nga therja. /k.k/noa.al/