Transmetuar më 21-05-2018, 16:46

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një qytetar në rrjetet sociale lidhur me çështjen “Xhafaj”.

Qytetari komenton në profilin e kryeministrit lidhur me disa informacione të publikuara për shtetasin Albert Veliu, apo i njohur si “Babalja” dhe “dëshmitari X”.

Qytetari shkruan se “vërtetë ai pi raki, por thotë disa të vërteta”.

Nuk ka vonuar as përgjigja e kryeministrit i cili është treguar i ashpër me komentuesin. Ai i shkruan se “duket i dehur edhe pa pirë raki”.

Replika:

Komentuesi:…ka më shumë rëndësi Babalja që thotë ca të vërteta dhe pse pi raki, se sa të dëgjojmë demagogji.

Edi Rama: Jemi vend i lirë dhe gjithkush është i lirë të shohë çfarë të dojë, ndërsa e vërteta pastaj është ca më e komplikuar për shumë njerëz, pikërisht sepse është shumë e thjeshtë! Pa merak se do t’i dalë tymi shpejt kësaj historie besoj dhe s’më thotë dot askush si ti pastaj që s’ua thashë si qëndron e vërteta… Sa për demagogjinë, nuk jam i sigurt që ia di kuptimin kësaj fjale, po unë nuk bëj demagogji, them ato që mendoj e bëj ato që them, me mundime sa të duash e ndonjëherë ka gjëra që vonojnë, po do ti s’do ti, në punën time ka ndershmëri e përkushtim pa rezervë! Shikim të mbarë dhe mos pi ti raki të paktën se edhe kështu pa raki esëll nuk je./a.m./noa.al/