Transmetuar më 21-05-2018, 16:39

Është shtyrë hyrja në fuqi e pagesës së taksës së pronës, deri në 1 janar të vitit 2019.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, sqaroi se pas kërkesës së vendorëve kjo taksë do të nisë zbatimin në këtë kohë.

Ndërkohë, viti 2018 do të shërbejë si një fazë përgatitore, në mënyrë që procesi të shkojë normalisht.

Qytetarët do të paguanin 0.05% të vlerës taksë për shtëpinë, dhe bizneset 0.2%, në një formulë e cila do të përllogaritet në bazë të vlerës dhe sipërfaqes.

Ndërkohë, opozita e ka kundërshtuar këtë vendim, duke theksuar se shtyrja e një takse të tillë në mënyrë të papritur nuk është serioze. /k.k/noa.al/