Transmetuar më 21-05-2018, 14:41

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një bashkëbisedim me banorët e Grapshit në Dropull, përfaqësues të minoritetit grek.

Njëri nga banorët u ankua te kreu i qeverisë duke i thënë se fjalët e tij nacionaliste e kishin lënduar, por Rama mohoi të ketë bërë deklarata nacionaliste.

Bashkëbisedimi

Banori: Dua të flas për problematikat të Dropullit, flas si fermer. Gjithë fushata e PS në vitin 2017 ishte bazuar në gënjeshtër, duke thënë se 100 e ca vetë ishin të punësuar në bashkinë Dropull. Këshilli i bashkisë të mos jetë konkurs mode, të bazohet në meritokraci. Tepsia vetëm, të ndarë nga PDIU?

Rama: Po LSI-në ku e le apo s’e thua se je vetë me LSI-në?

Banori: Jo, jo unë jam me PD. Nacionalizmi juaj më ka provokuar…

Rama: Më thuaj një nacionalizëm që kam shprehur unë.

Banori: Të zgjerojmë Shqipërinë! Na kanë denigruar përfaqësuesit tuaj të PS, takimet janë bërë edhe me ministrin e jashtëm, edhe me ministren e kulturës, Arqile Deçka është gjetje gjuhe mes Spiro Kserës dhe Vangjel Tavos. E keni bërë antidropullizëm e të shikohen të gjithë sikur janë Vangjel Tavo, të pushohen 50 dropullitë në Gjirokastrës është e papranueshme. Spiro Ksera u arrestua për show.

Rama: Jo këtë mos e ka thënë qirje Saliu. Së pari, qeveria nuk arreston njerëz. Arrestimet i bën prokuroria. Dhe këtë e kam edhe për shumëkënd që duke qenë i dëshpëruar nga shumë vite padrejtësia, ka humbur durimin e më thotë mua pse nuk fut në burg këtë e atë. Lavdi popullit shqiptar në ‘90 sistemi ku të kapte e fuste në burg qeveria e kryeministri, mori fund. Sot jemi në një sistem që këtë e bën vetëm drejtësia. Më vjen keq që e përmend Spiro Skerës. Unë kam pasur raport miqësor me të, nuk e kam takuar, por raportet i kam pasur të mira. Problemet me tenderat i zgjedh ai. Përmende disa gjëra të pavërtete se ‘Shqipëria të shtrihet në jug, në lindje, apo në perëndim’. Se kam thënë. Ku e ke dëgjuar? Se kam thënë. /a.y/noa.al