Transmetuar më 21-05-2018, 13:17

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili reagoi sërish në lidhje me audiopërgjimin e Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm.

Vasili shkruan se Prokuroria nuk po bën detyrën, të hetojë kryeministrin Rama për deklaratat e këtij të fundit, i cili u shpreh se ka bërë një ekspertizë për regjistrimin.

Me çfarë kompetencash një kryeministër mund të merret me punët që bën prokuroria, ndaj ai bën thirrje për hetim.

"Prokuroria po vetvritet, ajo nuk heton kryeministrin, që mashtroi per audiopergjimin.

Dite me pare ne mbledhjen e grupit te tij parlamentar Kryeministri tha: “Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore, mua ajo përgjigje më mjafton, për tju thënë juve se jemi, para një akti mashtrimi të opinionit publik me një material jo autentik".

Prokuroria po vetvritet duke mos filluar hetimin për Kryeministrin përpara këtij fakti flagrant", shkruan Vasili.

Sipas tij kryeministri mashtroi publikisht, këtë e dëgjoi i madh e i vogël, por nuk e ka dëgjuar Arta Marku.

"Kjo është prokuroria e reformës në Drejtësi?

Kjo është faqe e zezë. Kjo është prokurori armike e qytetarëve dhe kamikaze e kryeministrit dhe trafikantëve dhe krimineleve", shkruan Vasili./m.sh.noa.al/