Transmetuar më 21-05-2018, 12:55

Ashtu si komisioni i Ligjeve, edhe tek Ekonomia ka pasur debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka u përplas me kryetarin e komisionit, socialistin Erjon Braçe.

Sipas Nokës, PD së shpejti do publikojë një përgjim të ri për vëllain e ministrit Xhafaj, një përgjim që do të sjellë jo vetëm rrëzimin e tij, por edhe të qeverisë "Rama.

"Nuk është rastësi që Agron Xhafaj iku në Itali, pasi ishte lëvizje për t’i shpëtuar drejtësisë në Shqipëri. Agron Xhafajn duhej ta përfshinte ligji Anti-mafia. Kjo qeveri përfaqëson votat e trafikantëve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk largojmë ministrin e Brendshem, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin", tha Noka.

Erion Braçe: Bujrum, urdhëroni merreni me dhunë pushtetin si në vitin 1996. Kërcënimet janë të rënda në raport me ligjin.

Spaho: A e kuptoni në çfarë gjendjeje jeni futur, në çfarë rrugë pa krye, dhe duhet të reflektoni se është në interes të publikut.

Braçe: Po boll mo burrë boll, se e keni kthyer komunizëm e shkuar komunizmit./m.sh/noa.al/