Transmetuar më 21-05-2018, 12:26

Pak muaj para largimit nga Shqipëria, kryediplomati amerikan Donald Lu nderohet nga qyteti i Librazhdit.

Këshilli i Bashkisë Librazhd me unanimitet të plotë të të gjitha partive politike i ka dhënë ambasadorit amerikan Donald Lu titullin “Qytetar Nderi i Librazhdit”.

Ky titull i jepet ambasadorit Lu me motivacionin:

“Një mik i veçantë i cili erdhi e ul këmbëkryq në odat e krahinës mikpritëse të Librazhdit. Mirënjohje që fole troç dhe shqip, mirënjohje për rolin e rëndësishëm në ndërtimin e drejtësisë së re në Shqipëri, je gjithmonë i mirëpritur në Librazhd zoti Ambasador Lu”.

Lu do ta largohet së shpejti nga Shqipëria, edhe pse mandati i tij u zgjat për shkak të një kërkesë të bërë po prej tij.

Ai do të mbahet mend si një ndër diplomatët që u investua më shumë për realizimin e reformës në Drejtësi në vendin tonë dhe për shprehjen e fashme të goditjes së "peshqve" të mëdhenj të politikës dhe krimit./m.sh.noa.al/