Transmetuar më 21-05-2018, 11:38

Një djalë i ri në Fier ka humbur kontrollin duke dhunuar egërsisht nusen e të atit.

Nën akuzë, i arrestuar këtë të diel nga policia është Marinel Serjanaj, 26 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njerkës, E.Serjanaj, 45 vjeçe.

Mësohet se i riu ishte natyrë problematike dhe kishte konfrontime dhe debate të vazhdueshme me gruan e të atit. Por teksa këtë të diel situata ka degraduar, 45-vjeçarja ka bërë denoncim në polici, duke çuar në arrestimin e tij.

Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës, Serjanajt iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al