Transmetuar më 21-05-2018, 11:31

Mes debatesh u zhvillua sot mbledhja e Komisionit të Ligjeve.

Sipas përfaqësuesve të opozitës nuk mund të ketë diskutime normale për rendin e ditës ndërkohë që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është ende në detyrë.

Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri u përplasen me kryetarin e komisionit Ulsi Manja.

Manja ishte i prerë për të mos lejuar diskutime jashtë rendit të ditës.

Debatet

Gent Strazimiri: Kalendari nuk permban ceshtjen me te rendesishme si ceshtja "Xhafaj". Ka 10 dite me fakte e prova autentike. Po drejtohemi nga nje narkoqeveri me nje narko koperture me nje narko qeveri. Qeveria u kap me pras ne duar.

Oerd Bylykbashi: Z.Manja, mos bëj karagjozin këtu. Ministri i brendshëm ka mbrojtur vëllain kriminal, e paketoi dhe e çoi në Itali, ndërsa duhet të fillonte ndjekja penale për të për trafik të lëndëve narkotike.

Ulsi Manja: Karagjozin shko dhe tregoje në vend tjetër….

Oerd Bylykbashi: Ky komision nuk mund të vijojë më pa shkarkuar Fatmir Xhafajn. Sa kohë Fatmir Xhafaj ministër i Brendsghëm mbron krimin në qeveri.

Ulsi Manja: Si e kishte ai "Babolja"…?! Ti po më kërkon të mos bëj detyrën…