Transmetuar më 21-05-2018, 11:08

Në 45-vjetorin e revoltës së Spaçit, Presidenti i vendit Ilir Meta ka kërkuar që në përkujtim të këtij momenti të ngrihet një përmendore.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit shqiptar tha se është obligim që të nderohen eshtrat e të vdekurve gjatë asaj periudhe.

Meta tha se e kaluara duhet të trajtohet me transparencë, ndërsa ka nënvizuar rëndësinë e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit.

“Trajtimi me objektivitet dhe paanshmëri të të vërtetave historike merr një rëndësi të veçantë. Ne jemi një komb europian dhe historia jonë nuk mund të trajtohet jashtë perspektivës europiane të Shqipërisë. Vetë integrimi europain është krijuar dhe ka në themel një aleancë kundër tmerreve të kaluara të diktaturës fashiste dhe komuniste. Ky projekt vazhdon”, tha Meta.

Për Presidentin, disidenca duhet të trajtohet me respekt dhe mirënjohje.

Ai ka kërkuar ngritjen e një përmendoreje në kujtim të disidencës shqiptare. /d.xh/a.y/noa.al