Transmetuar më 21-05-2018, 10:00

Një tragjedi e dyfishtë në Francavilla al Mare, të Chieti, ku një 49-vjeçar italian, Fausto Filippone, hodhi të bijën nga një autostradë A14.

E mitura gjeti vdekjen menjëherë, ndërkohë që burri u hodh disa orë më vonë, duke i dhënë fund jetës. Gruaja e tij Marina Angrilli, 52 vjeçe, humbi jetën mëngjesin e kësaj të diele, duke rënë nga ballkoni i shtëpisë, ndoshta e shtyrë nga bashkëjetuesi.

Pak para vetëvrasjes, burri u kishte kërkuar falje të gjithëve, ndërkohë që kërkoi që të dinte gjendjen e gruas dhe vajzës, edhe pse në të njëjtën kohë, nuk lejonte askënd që ti afrohej të miturës.

Filippone kishte bërtitur për orë të tëra duke mos lejuar ndihmën e shpejtë dhe hetuesit që ti afroheshin vajzës që kishte hedhur nga lartësia, pasi në të kundërt kërcënonte se do të hidhej edhe ai.

Pas një sërë tentativash, autoritetet konstatuan vdekjen e vogëlushes 10-vjeçare, e cila u hodh nga i ati nga një lartësi prej 30 metrash.

Në mëngjes, nëna e së miturës gjeti vdekjen pas rënies nga kati i katërt i apartamentit në shtëpinë e tyre në Chieti Scalo. /a.y/noa.al